Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Akuza kundërshtarit, Nelson Hysa: Më thanë që ndeshja nuk do zhvillohejNdeshjet e Champions LeagueNjë shqiptar te PSG? E zbulon ish-kapiteni i KombëtaresE papritur te Trabzonspor, “përjashtohet” Ernest Muçi“Plas” grushti, eskalon situata te debati për mosfinancim të klubeveGati ekipi i ri? U largua nga Sivasspor, Manaj nuk humb kohë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Risi te lista e kuqezinjve, afrime nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Kombëtarja

Risi te lista e kuqezinjve, afrime nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Publikuar

Kombëtarja shqiptare U-21 do të vijojë përgatitjet me një tjetër ndeshje miqësore në kuadër të rrugëtimit drejt Kampionatit Europian U-21, “EURO 2027”.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi do të përballen me Ukrainën U-21 më 5 tetor, në stadiumin “Szentmarjay Tibor Varosi Stadion”, në Eger të Hungarisë, në orën 15:30.

Grumbullimi i skuadrës do të nisë më 28 shtator në Tiranë, ndërsa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 21 lojtarët e ftuar për këtë ndeshje.

Lista sjell edhe katër risi, me dy prej tyre që vijnë nga Kombëtarja U-19. Për herë të parë me Kombëtaren U-21 janë grumbulluar Mattia Huqi dhe Gabriel Kulla, ndërsa mbrojtësit Numan Ajetovikj, futbollist i Egnatias, dhe Omer Bajraktari, futbollist i Malishevës, kanë zgjedhur të përfaqësojnë Shqipërinë.

Norka Security

Ndeshja ndaj Ukrainës është pjesë e programit të përgatitjeve të Kombëtares U-21 për Kampionatin Europian U-21 2027. Shqipëria U-21 do të jetë pjesë e turneut final si një nga vendet organizatore.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme