Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Trajner i ri te Vllaznia? Zbardhet prapaskena e teknikut gjerman: I mërziti shumë…

VETEMSPORT 24.09.2026 3 minutes read
storck

Tekniku gjerman Bernd Storck është shfaqur si një nga opsionet e reja për të marrë drejtimin e Vllaznisë.

Pas zbehjes së pistës së Zekirija Ramadanit dhe emrit të Sedat Pajazitit, presidenca shkodrane po shqyrton kandidatura të tjera.

Ndërkohë, nga Rumania kanë dalë prapaskena të bujshme rreth periudhës kur Storck drejtonte skuadrën e Sepsi OSK. Pronari i klubit rumun, Laszlo Dioszegi, e vlerësoi lart aftësinë e tij profesionale, por theksoi se stili i tij i punës shkaktonte pakënaqësi pas një periudhe të caktuar.

Sipas tij, trajneri gjerman kërkonte të kontrollonte çdo detaj, duke përfshirë edhe mirëmbajtjen e fushës, çka krijoi përplasje me stafin mbështetës. Dioszegi sqaroi se mentaliteti i rreptë dhe komunikimi shumë i drejtpërdrejtë i teknikut nuk funksiononte mirë me futbollistët vendas.

Norka Security

“Me Stork, problemi i vetëm ishte se… Ai është një trajner shumë i mirë, por edhe të tjerët, te të cilët ka punuar, më kanë thënë se është shumë i mirë, por vetëm për një periudhë të shkurtër. Pasi kalon një kohë e caktuar, ai automatikisht… fillon të mendojë se është zot i gjithçkaje.

Kështu filloi edhe te ne dhe ky ishte problemi. U mor edhe me djemtë që kujdesen për fushën, filloi t’u jepte këshilla. Është kurioze, sepse ne kemi fushën më të mirë në Rumani, ndërsa ai nuk ishte i kënaqur me gjendjen e saj. U mor me njerëzit që punonin për mirëmbajtjen e fushës dhe ata u mërzitën shumë.

Ai është një trajner dhe te kombëtarja e Hungarisë gjërat funksionuan shumë mirë. Atje është ndryshe, sepse lojtarët takohen një herë në tre ose katër muaj. Por kur kalon shumë kohë, lojtarët fillojnë të jenë të pakënaqur.

Ai vjen me një mentalitet gjerman. Në Gjermani kjo mund të funksionojë, por në Rumani nuk mund t’u thuash lojtarëve në tetor: ‘Nuk mbështetem më tek ti, kërko një ekip për verën!’ Atëherë, si mund të presësh që lojtarët të luajnë për ty deri në verë, nëse ti u thua diçka të tillë?’

Ndoshta në Gjermani kjo funksionon dhe është në rregull, sidomos sepse je një njeri që i thua gjërat troç. Por në Rumani. Lojtarët tashmë nuk ishin më të përqendruar te ekipi nëse ai ua thoshte këtë futbollistëve më të vjetër”, u shpreh pronari i Sepsi OSK ku Stork e mbylli me probleme.

Post navigation

Previous: ZYRTARE/ Klubi i Superiores firmos me sulmuesin
Next: Risi te lista e kuqezinjve, afrime nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

LEXO EDHE:

WhatsApp Image 2026-10-11 at 21.02.03
  • Kampionati

Humbja në derbi, trajneri i Partizanit merr vendimin e papritur

VETEMSPORT 11.10.2026
xhixha tirana
  • Kampionati

Tirana “fundos” Partizanin, Vllaznia feston fitoren e parë. Si ndryshon renditja

VETEMSPORT 11.10.2026
partizani tirana
  • Kampionati

Derbi premton spektakël, formacionet zyrtare

VETEMSPORT 11.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

WhatsApp Image 2026-10-11 at 21.02.03
  • Kampionati

Humbja në derbi, trajneri i Partizanit merr vendimin e papritur

VETEMSPORT 11.10.2026
xhixha tirana
  • Kampionati

Tirana “fundos” Partizanin, Vllaznia feston fitoren e parë. Si ndryshon renditja

VETEMSPORT 11.10.2026
partizani tirana
  • Kampionati

Derbi premton spektakël, formacionet zyrtare

VETEMSPORT 11.10.2026
kategoria-e-pare-1
  • Kampionati

Kategoria e Parë/ Festë te Besa dhe Pogradeci, zhgënjen pretendentja tjetër

VETEMSPORT 11.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.