
Tekniku Rolando Maran po vijon përgatitjet intensive me një grup prej 28 futbollistësh në krye të Kombëtares.
Trajneri italian po planifikon detajet e fundit taktike përpara debutimit të tij zyrtar në stol me kuqezinjtë. Mbrojtësi Ivan Balliu ende nuk i është bashkuar grumbullimit, ndërsa Ysni Ismaili pret ftesën.
Sipas rregullores së UEFA-s për Ligën e Kombeve, vetëm 23 lojtarë do të jenë të gatshëm në protokollin e ndeshjes. Për këtë arsye, Maran do të detyrohet të dërgojë të paktën pesë futbollistë në tribunë për sfidën e ardhshme.
Ky numër i lojtarëve që do të mbesin jashtë listës mund të shkojë në gjashtë nëse ekipit i bashkohen edhe Balliu apo Ismaili.
Shqipëria do të zbresë në fushë këtë të shtunë, më 26 shtator, për përballjen e raundit të parë. Kuqezinjtë synojnë të marrin trepikëshin e parë në shtëpi përballë përfaqësueses së Bjellorusisë.







