Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Akuza kundërshtarit, Nelson Hysa: Më thanë që ndeshja nuk do zhvillohejNdeshjet e Champions LeagueNjë shqiptar te PSG? E zbulon ish-kapiteni i KombëtaresE papritur te Trabzonspor, “përjashtohet” Ernest Muçi“Plas” grushti, eskalon situata te debati për mosfinancim të klubeveGati ekipi i ri? U largua nga Sivasspor, Manaj nuk humb kohë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Dënim i rëndë për Xhaferin, e pësojnë Martini dhe Daja. Zbardhen vendimet
Kampionati

Martini nuk tërhiqet, çështja drejt Gjykatës. Vllaznia rrezikon shumë

Publikuar

Pas katër ditësh pushim, futbollistët e Vllaznisë i janë rikthyer pasditen e djeshme stërvitjes teksa kanë zhvilluar seancën e radhës. Ajo që ka rënë në sy në këtë seancë ka qenë mungesa e Edi Martinit dhe si rrjedhojë, stërvitja është drejtuar nga zëvendëstrajneri Ergi Borshi.

Martini ka munguar në këtë seancë sepse një gjë e tillë i është komunikuar nga ana e drejtuesve të klubit, në përpjekjet për ta ndërprerë kontratën me të.

Sipas “Shkodra Sport”, vetë trajneri ende në detyrë duket se nuk ka ndër mend të tërhiqet dhe çështja me shumë mundësi mund të shkojë edhe në Gjykatë. Megjithatë në ditët në vijim pritet të ketë sërish bisedime për ta mbyllur me konsensus këtë gjë.

Një situatë e tillë ka bërë që edhe drejtuesit e klubit të mos nguten për emërimin e tij pavarësisht se po qarkullojnë disa emra dhe një situatë e tillë pritet të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera.

Norka Security
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme