Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Akuza kundërshtarit, Nelson Hysa: Më thanë që ndeshja nuk do zhvillohejNdeshjet e Champions LeagueNjë shqiptar te PSG? E zbulon ish-kapiteni i KombëtaresE papritur te Trabzonspor, “përjashtohet” Ernest Muçi“Plas” grushti, eskalon situata te debati për mosfinancim të klubeveGati ekipi i ri? U largua nga Sivasspor, Manaj nuk humb kohë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Shqipëria shkon në Europian? Kuqezinjtë marrin bonusin e madh
Kombëtarja

Shqipëria shkon në Europian? Kuqezinjtë marrin bonusin e madh

Publikuar

Rezultatet e raundit të dytë në Ligën e Kombeve e kanë pozicionuar Shqipërinë të vetme në krye të grupit dhe në kontroll të plotë të fatit të saj.

Kuqezinjtë gëzojnë tashmë një avantazh prej dy pikësh ndaj Finlandës, me të cilën do të përballen këtë fundjavë në një duel përcaktues.

Sipas simulimeve të fundit nga superkompjuteri i “Football Meets Data”, shanset e Shqipërisë për të mbyllur grupin në vendin e parë kanë kërcyer në 72.4%. Gjithashtu, mundësia për t’u ngjitur në Ligën B ka arritur në një shifër prej 82.9%, duke e bërë këtë objektiv thuajse të sigurt.

Fitimi i grupit sjell dy bonuse për rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian 2028. Së pari, ky sukses garanton minimalisht një vend në fazën play-off të kualifikueseve të turneut evropian.

Norka Security

Së dyti, vendi i parë i siguron kombëtares kuqezi pozicionimin në vazon e tretë gjatë hedhjes së shortit. Në krahun tjetër, mbyllja e grupit në vendin e dytë do ta zbriste automatikisht Shqipërinë në vazon e katërt, duke vështirësuar ndjeshëm rrugëtimin.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme