Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Skandaloze/ Trajneri i Partizanit nuk përmbahet ndaj lojtarit të tij, e shtyn me forcë. Klubi “zhduk” videon
Kampionati

Skandaloze/ Trajneri i Partizanit nuk përmbahet ndaj lojtarit të tij, e shtyn me forcë. Klubi “zhduk” videon

PublikuarPërditësuar

Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme gjatë ndeshjes Partizani–Dinamo, e vlefshme për Kategorinë Superiore U-18. Trajneri i Partizanit U-18, Aldo Duro, është filmuar duke shtyrë dhe përplasur në tokë një nga lojtarët e skuadrës së tij, në momentin që ky i fundit po përgatitej të futej në fushë si zëvendësues. 

Ndeshja është transmetuar drejtpërdrejt në YouTube nga klubi, por videoja është hequr pak minuta pas incidentit. Pamjet, që janë shpërndarë më pas në rrjetet sociale, tregojnë qartë momentin e përplasjes fizike mes trajnerit dhe lojtarit.

Episodi ka ngjallur reagime të shumta, si nga tifozët ashtu edhe nga të afërmit e futbollistëve, të cilët kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve përkatëse.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme