Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Ngjarjet në Kastrioti-Skënderbeu, Disiplina “mbyll sytë”. Asnjë dënim për problematikët
Kampionati

Ngjarjet në Kastrioti-Skënderbeu, Disiplina “mbyll sytë”. Asnjë dënim për problematikët

Publikuar

Komisioni i Disiplinës në FSHF vazhdon të heshtë për një nga ndeshjet më të përfolura të javëve të fundit në futbollin shqiptar, Kastrioti–Skënderbeu. Edhe pse janë publikuar plot 54 vendime disiplinore, në asnjërin prej tyre nuk përmendet kjo ndeshje, e cila u shoqërua me episode skandaloze dhe presion të paprecedent ndaj arbitrave dhe lojtarëve miq.

Heshtja e institucionit që duhet të garantojë drejtësinë sportive ngre pikëpyetje serioze mbi standardet e transparencës dhe barazisë në futbollin tonë. Disiplina ka mbyllur sytë, duke mos parë as grushtet, as presionin, as fyerjet dhe as tërheqjen e Kastriotit nga fusha për disa minuta.

LEXO EDHE: “Kaos” në Kastrioti-Skënderbeu, lojtarët braktisin ndeshjen. Largohen nga fusha

Në sfidën e Kategorisë së Parë, e fituar 3-2 nga Kastrioti, arbitri Erjon Bylykbashi e humbi totalisht kontrollin e ndeshjes, për shkak të presionit të madh nga tribuna dhe fusha. Pamjet e publikuara së fundmi tregojnë momentin kur lojtari Alessandro Kacbufi i vendos duart në fytyrë arbitrit, një veprim që në çdo fushë tjetër do të sillte karton të kuq të menjëhershëm.

LEXO EDHE: Skandali! Lojtari i vë duart në fytyrë, arbitri Bylykbashi e fal. Ndëshkon kundërshtarin

Megjithatë, në Fushë-Krujë, gjyqtari vendosi ta falë, ndoshta për “arsye” që dihen vetëm prej tij.

Norka Security

Në anën tjetër, Klevis Shaqe u përjashtua me të kuq në një situatë të paqartë, ku i vetmi i përfshirë në sherr ishte portieri Marco Alia. Pabarazia në vlerësim dhe mungesa e reagimit zyrtar e bëjnë edhe më të rëndë panoramën e një ndeshjeje që ka lënë njollë në garë.

LEXO EDHE: VIDEO/ Fusha kthehet në arenë boksi! Skënderbeu pëson humbjen e parë, “çmenduri” në Krujë

Komisioni i Disiplinës nuk ka marrë ende asnjë vendim, as për Kastriotin, as për arbitrin Bylykbashi. Kjo mungesë transparence është një sinjal se drejtësia sportive në Shqipëri po zbatohet me dy standarde. Nëse ky precedent vazhdon, çdo apel për “lojë të ndershme” do të mbetet vetëm një slogan bosh.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme