Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Spikati me Partizanin, lojtari rikthehet në Superiore. Firmos me rivalët e “demave”

VETEMSPORT 11.09.2026 2 minutes read
partzani

Dinamo përgatit një lëvizje me shumë interes pikërisht në prag të derbit me Partizanin. Ish-mbrojtësi i të kuqve, Andi Hadroj, do të firmosë me blutë, duke u bërë përforcimi më i ri i skuadrës kryeqytetase.

Hadroj dhe Dinamo kanë arritur marrëveshjen për një kontratë njëvjeçare, me mbrojtësin që rikthehet në Superiore pas aventurës jashtë Shqipërisë. Ai e kishte mbyllur bashkëpunimin me Polissya Zhytomyr dhe ishte bërë lojtar i lirë, ndaj Dinamo nuk do të paguajë tarifë transferimi për afrimin e tij.

Një detaj që e bën edhe më interesante këtë lëvizje është e kaluara e Hadrojt me Partizanin. Në janar të vitit 2025, klubi i kuq e shiti mbrojtësin te Polissya për rreth 400 mijë euro, një nga transferimet më të rëndësishme të realizuara nga Partizani në vitet e fundit. Tashmë, rreth një vit e gjysmë më vonë, Hadroj rikthehet në futbollin shqiptar si lojtar i lirë dhe zgjedh pikërisht rivalin e përjetshëm të ish-klubit të tij, Dinamon.

Firma vjen në një moment pikant, vetëm një ditë përpara përballjes Dinamo-Partizani, e programuar për nesër. Megjithatë, pavarësisht se kontrata do të firmoset sot, Hadroj nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur në derbi. Mbrojtësi nuk do të jetë pjesë e skuadrës për këtë sfidë dhe debutimi me fanellën blu do të mbetet për ndeshjet e ardhshme.

Hadroj, i formuar te Laçi dhe i aktivizuar më pas me Bylisin e Partizanin, rikthehet kështu në kryeqytet, por këtë herë me fanellën e Dinamos. Një lëvizje që i jep derbit të nesërm edhe një histori shtesë, me ish-lojtarin e Partizanit që firmos për rivalin pikërisht në prag të përballjes mes dy skuadrave.

Post navigation

Previous: Festë te klubi i Superiores, FSHF heq dënimin
Next: FSHF jep lajmin e madh, stadiumi është gati për ndeshje

LEXO EDHE:

egnatia partizani
  • Kampionati

3 gola në Egnatia-Partizani, si ndryshon renditja e Superiores

VETEMSPORT 20.09.2026
KUKESI
  • Kampionati

8 gola në 4 ndeshje, Kukësi rikthehet te fitorja. Rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë

VETEMSPORT 20.09.2026
tirana elbasani
  • Kampionati

Katër gola në Tirana-Elbasani, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 20.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

egnatia partizani
  • Kampionati

3 gola në Egnatia-Partizani, si ndryshon renditja e Superiores

VETEMSPORT 20.09.2026
KUKESI
  • Kampionati

8 gola në 4 ndeshje, Kukësi rikthehet te fitorja. Rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë

VETEMSPORT 20.09.2026
tirana elbasani
  • Kampionati

Katër gola në Tirana-Elbasani, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 20.09.2026
edi martini
  • Kampionati

Martini me “valixhe në duar”, Vllaznia synon një kampion për stolin

VETEMSPORT 20.09.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.