Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Akuza kundërshtarit, Nelson Hysa: Më thanë që ndeshja nuk do zhvillohejNdeshjet e Champions LeagueNjë shqiptar te PSG? E zbulon ish-kapiteni i KombëtaresE papritur te Trabzonspor, “përjashtohet” Ernest Muçi“Plas” grushti, eskalon situata te debati për mosfinancim të klubeveGati ekipi i ri? U largua nga Sivasspor, Manaj nuk humb kohë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
VIDEO/ Shpërthejnë polemikat, shikoni “hilen” e Milanit te penalltia e Genoas  
Bota

VIDEO/ Shpërthejnë polemikat, shikoni “hilen” e Milanit te penalltia e Genoas  

Publikuar

Gjatë minutave shtesë të ndeshjes Milan-Genoa, gjyqtari akordoi një penallti për ekipin mik pas një ndërhyrjeje të Bartesaghit ndaj Ellertsson.

Në atë moment rezultati i takimit ishte i barabartë 1-1 dhe goditjen nga 11-metërshi e mori përsipër futbollisti Stanciu. Përpara ekzekutimit të goditjes, mbrojtësi Strahinja Pavlovic u filmua duke dëmtuar qëllimisht pikën e penalltisë.

SHIKONI VIDEON: “Hilja” te penalltia https://vetemsport.com/hilja-te-penalltia/

Goditja e Stanciut përfundoi mbi portë, duke bërë që rezultati i ndeshjes të mos ndryshonte deri në mbyllje. Kjo bëri që në rrjetet sociale të shpërthejnë polemikat.

Norka Security

Ky veprim solli në vëmendje një episod të vitit 2001, kur lojtari Maspero kreu një gjest të ngjashëm në derbin midis Torinos dhe Juventusit. Edhe në atë rast, Salas e humbi penalltinë duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

Përmes këtij barazimi, Milani ruajti vendin e dytë në renditje, me tre pikë më pak se kryesuesit e Interit.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme