Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Vllaznia për “turp”, Laçi fiton me dominim. Si ndryshon renditja
Kampionati

Vllaznia për “turp”, Laçi fiton me dominim. Si ndryshon renditja

Publikuar

Vllaznia pësoi një tjetër disfatë në kampionat. Shkodranët u mposhtën 2-0 nga Laçi në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Superiore.

Një tjetër paraqitje zhgënjyese nga kuqeblutë, që u dominuan nga kundërshtari për shumicën e kohës.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësishst disa rasteve për shënim nga kurbinasit. Në startin e pjesës së dytë, ishte Orgi Cena ai që zhbllokoi sfidën, me një gjuajtje të bukur në hyrje të zonës.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta, për shkak të një incidenti mes tifozëve dhe mesfushorit Adnard Mehmeti të Vllaznisë. Ky i fundit u ndëshkua me të kuq për reagimin, ndërsa arbitri urdhëroi boshatisjen e tribunës.

Norka Security

SHIKONI KLASIFIKIMIN: RENDITJA E KATEGORISË SUPERIORE

Pas rifillimit, Laçi shënoi edhe të dytin me Traore, i cili vulosi takimin në 2-0. Me këtë fitore, Laçi ngjitet në vendin e katërt me shtatë pikë, ndërsa Vllaznia me dy pikë, mban vendin e tetë.

Etiketa:
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme