Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Dënim i rëndë për Xhaferin, e pësojnë Martini dhe Daja. Zbardhen vendimet
Kampionati

Xhaferi i kërkon dorëheqjen, Martini merr vendimin

Publikuar

Edi Martini është shumë pranë largimit nga drejtimi i skuadrës së Vllaznisë pas rezultateve negative në kampionat. 

Shkodranët kanë regjistruar tri humbje dhe dy barazime pa marrë asnjë fitore në pesë javët e para të Abissnet Superiore. Kjo seri e dobët ka bërë që drejtuesit e klubit të humbasin durimin me teknikun. 

Sipas raportimeve, para përballjes me Teutën, presidenti Alban Xhaferi i ka kërkuar dorëheqjen trajnerit. Megjithatë, Martini ka refuzuar këtë kërkesë duke kërkuar dëmshpërblim financiar ose respektimin e plotë të kontratës. 

Humbja e sotme e ka rënduar edhe më shumë pozitën e tij në krye të pankinës kuqeblu. Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse palët do të gjejnë një gjuhë të përbashkët për ndërprerjen e bashkëpunimit. 

Norka Security

Vendimi përfundimtar mbi të ardhmen e stolit pritet të zyrtarizohet nga klubi shkodran gjatë orëve në vijim.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme