Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Akuza kundërshtarit, Nelson Hysa: Më thanë që ndeshja nuk do zhvillohejNdeshjet e Champions LeagueNjë shqiptar te PSG? E zbulon ish-kapiteni i KombëtaresE papritur te Trabzonspor, “përjashtohet” Ernest Muçi“Plas” grushti, eskalon situata te debati për mosfinancim të klubeveGati ekipi i ri? U largua nga Sivasspor, Manaj nuk humb kohë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Dy gola në fund, mbyllet Laçi-Egnatia
Kampionati

Dy gola në fund, mbyllet Laçi-Egnatia

Publikuar

Egnatia triumfoi 0-2 ndaj Laçit, në sfidën e javës së gjashtë në Abissnet Superiore. Rrogozhinasit iu falën dy golave në fund, për të marrë 3 pikë të arta.

Pavarësisht rasteve të shumta, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Momenti vendimtar, u regjistrua në minutën e 72-të.

Ildi Gruda fitoi penallti për Egnatian, të cilën Loukili e ktheu në gol. Megjithatë, 11 metërshi u përsërit për parregullsi gjatë gjuajtjes.

Në tentativën e dytë, gjuajtja e Loukili u ndal nga portieri Guri, por lojtari i Egnatias shënoi nga topi i kthyer.

Norka Security

Kampionët në fuqi e vulosën ndeshjen në minutën e 89-të, kur Diabate shënoi të dytin pas një kundërsulmi.

Me këtë fitore, Egnatia mban vendin e dytë me 15 pikë, një më pak se Teuta kryesuese. Laçi renditet në vendin e pestë me 7 pikë.

SHIKONI KLAFISIKIMIN: RENDITJA E KATEGORISË SUPERIORE

/tvklan.al

Etiketa:
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme