Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Akuza kundërshtarit, Nelson Hysa: Më thanë që ndeshja nuk do zhvillohejNdeshjet e Champions LeagueNjë shqiptar te PSG? E zbulon ish-kapiteni i KombëtaresE papritur te Trabzonspor, “përjashtohet” Ernest Muçi“Plas” grushti, eskalon situata te debati për mosfinancim të klubeveGati ekipi i ri? U largua nga Sivasspor, Manaj nuk humb kohë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
E bujshme/ FSHF pret të marrë 10 milionë dollarë
Kampionati

E papritur! Shtyhet ndeshja e kampionatit shqiptar

Publikuar

Ndeshja mes Basanias dhe Tërbunit nuk do të luhet ditën e sotme siç ishte planifikuar. Sfida është shtyrë për ditën e hënë, në orën 13:30 në Bushat, për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe me dakordësinë e plotë të dy klubeve veriore.

Pas sfidës së luajtur në mesjavë ndaj Korabit për Kupë, vëmendja e pukjanëve është rikthyer plotësisht te kampionati dhe transferta me Basanian. Tërbuni synon me çdo kusht një rezultat pozitiv në këtë përballje mjaft të rëndësishme.

Në dy ndeshjet e para të kampionatit, pukjanët kanë grumbulluar vetëm një pikë, si rrjedhojë e një barazimi dhe një humbjeje, ndaj kërkojnë kthesën e madhe. Drejtuesit dhe lojtarët janë të vendosur për ta vulosur këtë takim me fitore.

Nga ana tjetër Basania i ka bërë një nisje më të mirë kampionatit duke grumbulluar 4 pikë në 2 ndeshjet e para, falë fitores ndaj Eagles dhe barazimit në transfertë me Gramshin.

Norka Security
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme