
E pazakontë! Tifozët në “Air Albania” kërkojnë shkarkimin e trajnerit
Një situatë e pazakontë u regjistrua në duelin mes Shqipërisë dhe Finlandës. Teksa kuqezinjtë ishin duke udhëhequr me rezultatin 2 me 0, tifozët miq të…
Një situatë e pazakontë u regjistrua në duelin mes Shqipërisë dhe Finlandës. Teksa kuqezinjtë ishin duke udhëhequr me rezultatin 2 me 0, tifozët miq të pranishëm në shkallët e “Air Albanias”, kanë hapur një parullë ku kërkohej largimi i trajnerit. “Friis Out”, shkruhej në banerin e vendosur nga finlandezët pas pësimit të golit të dytë.
Humbjandaj Bjellorusisë dhe rezultati i ndeshjes ndaj Shqipërisë, kanë bërë që trajneri të humbasë besimin e tifozëve, të cilët kërkojnë ndryshim. Jakob Friis është trajner 49-vjeçar nga Danimarka, teksa stoli i tij pritet të lëkundet ndjeshëm pas humbjes me Shqipërinë.
Burimi: Vetem Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





