Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Akuza kundërshtarit, Nelson Hysa: Më thanë që ndeshja nuk do zhvillohejNdeshjet e Champions LeagueNjë shqiptar te PSG? E zbulon ish-kapiteni i KombëtaresE papritur te Trabzonspor, “përjashtohet” Ernest Muçi“Plas” grushti, eskalon situata te debati për mosfinancim të klubeveGati ekipi i ri? U largua nga Sivasspor, Manaj nuk humb kohë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Dy kartonë të kuq, një gol vendos Teuta-Dinamo
Kampionati

FSHF zgjedh trajnerin më të mirë të muajit

Publikuar

Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur teknikun e Dinamos, Ilir Dajën si trajnerin më të mirë të muajit dhjetor.

Gjatë këtij muaji, trajneri kryeqytetas regjistroi rezultate të shkëlqyera me Dinamon, duke arritur katër fitore të rëndësishme në kampionat ndaj Tiranës, Flamurtarit, Vorës dhe Partizanit. Sukseset kulmuan me fitimin e Superkupës së Shqipërisë, në finalen ndaj Egnatias.

Për Ilir Dajën, kjo është hera e dytë që fiton këtë çmim, pasi më parë ishte shpallur trajneri më i mirë i muajit tetor nga Drejtoria Teknike e FSHF-së.

Trofeu iu dorëzua trajnerit Daja nga trajneri i Kombëtares U-17, Fatjon Tafaj, para ndeshjes Teuta – Dinamo. Ky çmim vjen si vlerësim për përkushtimin dhe rezultatet e arritura, duke reflektuar punën e tij të vazhdueshme në zhvillimin e skuadrës.

Norka Security
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme