Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Akuza kundërshtarit, Nelson Hysa: Më thanë që ndeshja nuk do zhvillohejNdeshjet e Champions LeagueNjë shqiptar te PSG? E zbulon ish-kapiteni i KombëtaresE papritur te Trabzonspor, “përjashtohet” Ernest Muçi“Plas” grushti, eskalon situata te debati për mosfinancim të klubeveGati ekipi i ri? U largua nga Sivasspor, Manaj nuk humb kohë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
ZYRTARE/ Sulmuesi largohet nga Kategoria e Parë, kalon te pretendentët e Superligës
Kampionati

ZYRTARE/ Sulmuesi largohet nga Kategoria e Parë, kalon te pretendentët e Superligës

Publikuar

Sulmuesi 18-vjeçar Oniks Grezda do të vazhdojë karrierën te skuadra e Dritës në Kosovë.

Futbollisti vjen pas një eksperience në Shqipëri, ku gjatë pjesës së parë të sezonit ishte pjesë e ekipit të Kukësit. Grezda, i cili luan kryesisht në krahun e majtë të sulmit, rikthehet kështu në kampionatin e Kosovës pas periudhave me klube të ndryshme.

Karriera e tij nisi te Ferizaj, nga ku më pas u transferua te Skënderbeu përpara se të kalonte te verilindorët. Gjatë qëndrimit të tij te Kukësi, lojtari regjistroi gjithsej 31 ndeshje zyrtare dhe shënoi katër gola.

Largimi i tij nga klubi shqiptar është konfirmuar zyrtarisht nga vetë lojtari përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Tashmë sulmuesi i ri do t’i bashkohet organikës së klubit gjilanas për pjesën e mbetur të sezonit.

Norka Security
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme