
Kampionati
Goditje e bujshme, klubi i Superiores tenton Endri Çekiçin
Pas firmosjes me Redon Xhixhën, Tirana është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje edhe me mesfushorin Endri Çekiçi.
Lojtari ka qenë më parë pjesë e të njëjtit ekip me Xhixhën gjatë eksperiencës së tyre në Algjeri.
Sipas “Albanian Talents”, kontaktet mes palëve janë intensifikuar ditët e fundit. Çekiçi po vlerëson mundësinë e rikthimit në kampionatin shqiptar.
Mesfushori pritet të martohet gjatë verës, çka e bën këtë vendim edhe më të rëndësishëm për të. Përveç Tiranës, interes për shërbimet e tij kanë shfaqur edhe Egnatia dhe Flamurtari.
Situata pritet të qartësohet në ditët në vijim, me palët që po analizojnë opsionet konkrete.
Ndiq VETËM SPORT
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





