
Këtë të martë, 6 tetor, u zhvilluan tri ndeshjet e para, të vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë.
Flamurtari dominoi ndaj Gramshit dhe fitoi me rezultatin e thellë 4-1. Sukses i rëndësishëm për vlonjatët që siguruan kualifikimin për më tej.
Me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Skënderbeu. Korçarët nuk zhgënjen ndaj Naftëtarit, në shtëpi.
Biletën për në fazën e 1/16-ve e preu edhe Besëlidhja. Skuadra lezhjane triumfoi 2-1 ndaj Sopotit pas minutave shtesë.
Të mërkurën, më 7 tetor, do të zhvillohen 13 takimet e tjera, për të vendosur të gjitha ekipet që kalojnë mes 16 më të mirave.




