
Kombëtarja
Ndizet merkato! Mario Mitaj vesh fanellën e Barcelonës
Mario Mitaj siç dihet tashmë prej muajsh vazhdon karrierën në Arabinë Saudite, ku mbrojtësi shqiptar është një element kyç i Al-Ittihad. 22-vjeçari së fundi na ka zbuluar diçka të veçantë për veten e tij.
Në një postim në “Insta-Story” ka treguar se është një fans i skuadrës së Barcelonës.
Kjo pasi Mitaj mban veshur fanellën e katalanasve, ndërsa ishte prezent në stadiumin “King Abdullah Sports City” në Jeddah për të parë nga afër gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, ku Barcelona triumfoi 5-0 ndaj Athletico Bilbaos.

Një postim i cili ka surprizuar tifozët. Gjithsesi asgjë nuk ka të bëjë me ndonjë transferim, pasi siç dihet Mitaj ka kontratë me skuadrën arabe deri në qershor të 2028.
Ndiq VETËM SPORT
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.




