
Elia Caprile është përmendur si një alternativë e mundshme për portën e Shqipërisë, por kalimi i tij te kuqezinjtë duket thuajse i pamundur.
Portieri 25-vjeçar i Cagliarit është vënë në qendër të vëmendjes pas raportimeve për interesin e FSHF-së. Fakti që partnerja e tij, Emili Toshkollari, është me origjinë shqiptare dhe se Caprile mund të sigurojë pasaportën shqiptare nuk mjafton për të ndryshuar përfaqësuese.
LEXO EDHE: E bujshme/ Italia nuk e aktivizoi, Shqipëria gati të rrëmbejë yllin e Serisë A
Caprile ka luajtur ndeshje zyrtare me ekipet e moshave të Italisë, ndërsa me kombëtaren A është grumbulluar, por nuk ka debutuar. Sipas rregullave të FIFA-s, përveç pasaportës kërkohet edhe një lidhje e përcaktuar me vendin që lojtari dëshiron të përfaqësojë.
Kjo mund të lidhet me vendlindjen, prejardhjen familjare ose qëndrimin e kërkuar në atë shtet. Në rastin e Caprile, aktualisht nuk rezulton të jetë plotësuar asnjë prej kritereve që do t’i mundësonin të luante për Shqipërinë.
Për këtë arsye, portieri i Cagliarit nuk duket një opsion real për trajnerin Rolando Maran.
/CNA







