
Çuditë e futbollit shqiptar janë kthyer në Kategorinë e Dytë. “Panorama Sport” raporton se Luzi e shkarkoi trajnerin Alert Alcani, pasi nuk pranoi të luajë i detyruar me formacionin 4-4-2.
Alcani u largua duke qenë se nuk pranoi ta rreshtonte ekipin 4-4-2. Ky vendim erdhi pasi ish-lojtari i Partizanit kaloi dy javë në krye, ndërsa u regjistruan 4 pikë.
Luzi ndërkohë nuk ka humbur kohë. Ndriçim Kashami është zgjedhur si trajneri i ri.
Kashami ka drejtuar ndër të tjerë Besën, Egnatian, Besëlidhjen dhe Apoloninë. Për 56-vjeçarin nga Kavaja fillon një eksperiencë e re.





