
Një grup tifozësh të Partizanit dhe Tiranës janë konfliktuar me njëri-tjetrin pranë stadiumit Air Albania në kryeqytet.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia.

Uniformat blu janë vënë në ndjekje të personave të përfshirë në sherr.

Kjo ngjarje ka shkaktuar kaos. Tymi ka pushtuar zonën duke krijuar dhe problematikë për automjetet që kalojnë në atë zonë.
Ndeshja Partizani-Tirana do të luhet sot në orën 18:30.



